Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ky takim është duke u bërë me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak
Një gjë e pazakonte ka ndodhur gjatë takimit Kurti-Borrell.
Megjithëse Borrell e ka një orë të varur në dorën e tij, në tavolinën ku është i pranishëm edhe Kurti, ai i nxjerr edhe dy orë të tjera nga xhepi i tij dhe i vendos aty mbi tryezë.
Pak minuta para fillimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, Borrell u kujdes që të arsyetonte vonesën e tij disa minutëshe duke i thënë Kurtit se mbanë dy ora.
“Asnjëra nuk po punon janë sikurse ju dhe Serbia…”, i thotë Borrell, Kurtit.
Kryeministri Kurti ia kthen se “nuk janë të njëjta, janë në zona të ndryshme kohore”.
Një gjë e tillë bëri që Kurti dhe Lajçak të “shpërthejnë” në të qeshura, derisa Borrell po nxirrte nga xhepi orët për të cilat po fliste.
Historinë e orëve, Borrell e vazhdoi edhe brenda kur u ulën në tavolinën e takimit së bashku me Kurtin e Lajçak.
“Mendoja të të thirrja ty nga Uzbekistani, ishte ora 5:00…”, i thotë kryediplomati evropian Kurtit.
Takimi i sotëm në Bruksel është thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë – shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale.
Kujtojmë se Qeveria Kurti ka marrë një serë kritikash nga bashkësia ndërkombëtare për vendimin që ka paralajmëruar se do të shqiptohen gjoba nga data 22 nëntor për ata që drejtojnë vetura me targa ilegale./Demokracia.com/