Lajme
VIDEO| Themeluesi i Wagnerit rus viziton morgun në Bakhmut
Demokracia
13:18 | 02 Janar 2023

Share:

Themeluesi i grupit famëkeq paramilitar rus Wagner, Yegeny Prigozhin, me rastin e ndërrimit të moteve ka vizituar pjesëtarët e njësisë së tij që luftojnë në Bakhmut kundër ushtrisë ukrainase.

Prigozhin vizitoi ushtarët në vijën e frontit, të plagosurit nëpër spital, e vizitën e shfrytëzoi që ta vizitojë edhe një morg të mbushur me ushtarë të njësisë së tij që janë vrarë nga ukrainasit, transmeton Telegrafi.

Videoja nga morgu është duke qarkulluar në rrjetet sociale, edhe pse kjo video ishte shlyer nga të gjitha kanalet ruse në Telegram.

Në video shihen Prigozhin duke iu afruar kamionit ushtarak brenda të cilit gjendeshin thasët e najlonit me kufomat e pjesëtarëve të Wagnerit, të cilit i fusnin në të dhe i transportonin për në Rusi.

Gjykuara nga mjeti motorik bëhet fjalë për një numër tejet të madh të vrarëve. Videoja më pas shfaq pamje nga morgu, ku në një hapësirë të caktuar gjendeshin dhjetëra thasë të najlonit me rusët e Wagnerit.

“Këtu qëndrojnë luftëtarët e Wagnerit. Ata vdiqën si heronj në front”, tha Prigozhin, që konsiderohet si njeri shumë i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, i cili e angazhon sa herë që ka nevojë për t’u kryer ndonjë punë e pistë.

Të ngjashme