Sport
Video-telefonata surprizë gjatë intervistës, Messi preket shumë nga tifozja speciale
Demokracia
11:48 | 31 Janar 2023

Share:

Ka ndjesi dhe emocione që janë të vështira për t’u përshkruar. Leo Messi di diçka për këtë dhe në intervistën e tij të parë të vërtetë pas triumfit në Kupën e Botës në Katar, ai u përpoq të shpjegonte se çfarë do të thotë ky sukses për të dhe si e përjetoi.

Kampioni argjentinas nuk ka çfarë të kërkojë më në karrierën e tij dhe nuk do ta kishte imagjinuar kurrë se “do t’i jepeshin të gjitha këto”. Kur ai kthehet pas në kohë, rishikon të gjithë aventurën e tij legjendare si futbollist, e bën këtë me qetësi, duke ditur se ka përmbushur praktikisht jo vetëm të gjitha ëndrrat e tij, por edhe ato të popullit argjentinas.

Të gjitha në një natë, të gjitha pas finales së fituar me penallti kundër Francës. Në atë moment Messi bëri ciklin e plotë. Në programin “Perros de la calle” të “Urbana Play”, ylli i PSG-së shpjegoi: “E vërteta është se gjithçka ndryshoi për mua dhe për të gjithë atë ditë, ishte diçka mbresëlënëse dhe tani mund ta themi. U bë realitet ajo që kemi ëndërruar kaq shumë, ajo që e kam dashur aq shumë gjatë gjithë karrierës sime”.

Pra, si përcaktohet për të titulli botëror? Si një dhuratë e vërtetë nga perëndia: “Zoti e kishte rezervuar për mua. Dhe nuk kishte kohë më të mirë se kjo. E njëjta gjë me ‘Copa América’. Në fund të karrierës sime erdhi edhe Botërori. I falënderohem Zotit çdo ditë, nuk mund të kërkoja më shumë”.

Ka vetëm një keqardhje në natën më të mirë të karrierës së Messit, një notë e vetme mospërputhëse. Atë të mos festimit me Diego Armando Maradona. “La Pulce” kishte ëndërruar ta ngrinte Kupën e Botës në qiell dhe “El Pibe” të ishte aty për t’ia dhënë: “Do të kisha dashur që Diego të ma jepte Kupën. Të paktën tani e sheh Argjentinën si kampione, ai e donte shumë kombëtaren”.

Ajo Kupë që dukej se kishte një jetë të vetën, deri në atë pikë sa të kujtonte Leon. Në fakt, pak para ceremonisë së ndarjes së çmimit, Messi u bë protagonist i një imazhi të paplanifikuar dhe nuk i rezistoi dot kontaktit me trofeun. Prandaj ai nuk ishte në gjendje të priste që autoritetet të ndiqnin procedurën klasike dhe e la veten ta puthte ndërsa mbante çmimin e “Topit të Artë” të Kupës së Botës: “E pashë atë atje dhe nuk mund të mos bëja atë që bëra, sepse ajo më thirri. Më thirri kupa: Ja, eja më kap, tani mund të më prekësh”.

Me pak fjalë, është e vështirë të përmbahesh, e vështirë të lihet vend për formalitet në momentin e dëshiruar prej kohësh. Ndaj nëse do të kishte mundësi të takonte sot Messin 20-vjeçar, do t’i thoshte se “e pret diçka e jashtëzakonshme, që nuk mund ta imagjinonte, se do të kishte një rrugëtim shumë të bukur, me momente të vështira, që ai do të duhet t’i kapërcejë, por kurrë të mos heqë dorë nga ëndrra e tij, sepse në fund do të ketë shpërblimin më të dëshiruar dhe fundin e lumtur”. Një fund i lumtur ndahet me të gjithë argjentinasit që e mbështetën, madje edhe në momente të vështira.

Pikërisht për këtë arsye ka qenë një moment emocionues për Leon, i cili ka mundur të takojë një fanse të veçantë me një histori shumë të veçantë. Messi në fakt ishte I lidhur me video-telefonatë me Julianën, një fanse e tij e madhe. Në vitin 2020, vajza u martua me Thomasin, me të cilin ndante pasionin për futbollin, për Argjentinën dhe për kampionin nga Rosario.

Në vitin 2018, dy grafistët kishin krijuar disa foto të shenjta të Messit për t’ua shpërndarë fansave me rastin e Kupës së Botës në Rusi. 10.000 imazhe, me Julianën që shpjegon: “Thomas imagjinoi që të gjithë njerëzit i luteshin Messit tonë para ndeshjeve”.

Menjëherë pas dasmës, vajza mbeti shtatzënë. Megjithatë, gëzimi i shtatzënisë nuk zgjati shumë, për shkak të një tragjedie të vërtetë. Burri i saj vdiq në një aksident të tmerrshëm me motor. Në vitin 2021 lindi Aureliano, vetëm një ditë pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Amerikës. Vajza që foli me “Perros de la Calle” disa muaj më vonë, më pas tregoi historinë e saj në prag të Kupës së Botës në Katar: “Unë rijetova gjithçka”.

Dhe në fakt, pasi kërkoi “fotografitë e shenjta” të Messit i vuri në dispozicion të fansave, me prezantuesen e emisionit që i bëri një premtim: “Kur ta shoh do t’i jap foton tënde”.

Kështu ndodhi edhe me surprizën me rastin e episodit me intervistën me Messin. Emocion i madh në studio, me një Messi dukshëm të emocionuar, i cili nënvizoi me butësi: “Ai (Thomas) më pa ta ngrija Kupën diku”. Më pas, ai shpjegoi: “Nëse mund të ndihmojmë dikë që po kalon një kohë të keqe, për t’i dhënë pak lumturi, kjo do të thotë shumë për ne”.

Më pas përballë lutjes për Messin e shkruar në kartonin e shenjtë këtu është buzëqeshja e një Leo të zënë ngushtë: “Është shumë, e tepron me kaq”. Ky është teksti i lutjes: “U shenjtëroftë e majta juaj, lukset tuaja na vijnë, vullneti juaj për të luajtur ose për të ndëshkuar u bë. Na jep sot driblimin e çdo loje, na i fal fyerjet tona, ashtu siç i falim edhe ne ato që ju goditën. Mos na lini pa magjinë tuaj dhe na shpëtoni nga futbolli i keq”.

Të ngjashme