Lajme
VIDEO| Tejkalim i rrezikshëm i veturës zyrtare në vijë të plotë
Demokracia
18:58 | 19 Korrik 2022

Share:

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët e institucioneve shtetërore të Kosovës shkelin rregulla themelore të trafikut.

Madje zyrtarë të institucioneve thyejnë edhe rregulla më bazike të komunikacionit, duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në trafik, shkruan Demokracia.com.

Një veturë me targa 4Z-268-02 sot është parë duke kryer tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë.

Demokracia.com ka siguruar videon nga momenti kur kjo veturë zyrtare kryen kundërvajtje të rëndë.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për targat del se kjo veturë i përket Këshilli Gjyqësor të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

 

Për një kundërvajtje të tillë në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, drejtuesi i mjetit ndëshkohet me 150 euro gjobë, ndalim drejtimi për tre muaj dhe dy pikë negative./Demokracia.com/

Të ngjashme