Lajme
VIDEO| Të mbetur nën rrënojat e luftës/ Momenti emocionues kur gra e fëmijë ukrainas shohin “dritën e diellit”
Demokracia
18:29 | 02 Maj 2022

Share:

Më shumë se 100 civilë, të cilët kishin mbetur të bllokuar nën rrënojat e fabrikës së çelikut “Azovstal”, në Mariupol, janë shpëtuar nga Grupet e Shpëtimit të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuar.

Në videot e publikuara nga mediat ndërkombëtare, shihen gra dhe fëmijë, duke dalë prej rrënojave të çelikut, pasi kanë qëndruar për javë të tëra të fshehur nga bombardimet ruse.

Ndërkohë që civilët hipnin në autobusët e evakuuimit, një prej grave ka drejtuar drejt kamerës një foshnjë.

I lindur vetëm dy muaj më parë, pamjet e fëmijës tregojnë se e gjithë jeta e tij ka kaluar duke u fshehur prej agresionit rus.

Ky proces evakuuimi është i dyti në radhë pas atij të fundjavës, pas thirrjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Personat që po evakuohen prej Azovstal, janë duke u transportuar për në zona të sigurta, siç pretendohet të jetë qyteti Zaporizhzhia, që mbetet nën kontrollin ukrainas.

Ushtarët ukrainas që patrullojnë në Mariupol, thanë se bombardimet ruse kanë rifilluar të dielën, dhe situata mbetet ende e paqartë pasi rreth 900 civilë të tjerë janë ende të bllokuar në Azovstal. /GazetaShqip

Të ngjashme