Lajme
VIDEO| Sulmi i ri në Stamboll: Shpërthen vetura-bombë
Demokracia
22:40 | 15 Nëntor 2022

Share:

Dy ditë më parë Turqia u trondit nga një sulm i tmerrshëm terrorist në Stamboll dhe sonte pati një të ri.

Sipas mediave lokale bëhet fjalë për një makinë bombë, transmeton Demokracia.com.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen Fatih të Stambollit.

Për momentin nuk ka të dhëna për viktima.

Kujtojmë se policia turke arrestoi një grua, Ahlam Albashir, e dyshuar për vendosjen e bombës në rrugën Istiklal të Stambollit që vrau gjashtë persona të dielën.

81 persona u plagosën dhe autoritetet e cilësuan shpërthimin si akt terrorist.

Albashir u regjistrua nga 1200 kamera dhe policia gjurmoi lëvizjet e saj nëpër rrugën e ngarkuar të blerjeve.

Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se gruaja ishte ulur në një stol në rrugë për më shumë se 40 minuta dhe se shpërthimi ndodhi vetëm pak minuta pasi ajo u ngrit në këmbë. /Demokracia.com/

Të ngjashme