Lajme
VIDEO| Stuhi në Podujevë
Demokracia
20:34 | 21 Qershor 2022

Share:

Pas një dite me vapë, një stuhi e fuqishme ka përfshirë disa rajone të Kosovës këtë pasdite.

Erë dhe reshje të furishme janë raportuar në Podujevë.

Aktualisht erë e fuqishme dhe reshje të dendura shiu ka edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Meteorologët kishin parashikuar edhe më herët për mundësinë e destabilizimit të shpejtë të motit.

MeteoBallkan ka publikuar pamje me video nga fshati Katunishtë e Podujevës, ku shihet moti i ligë që ka goditur këtë pjesë.

Të ngjashme