Lajme
VIDEO| Tentoi ta rrah vajzën 12-vjeçare, policia arreston vëllain e prokurores që dyshohet për dhunë në familje
Demokracia
19:45 | 18 Shtator 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë sot rreth orës 14:00. I njëjti dyshohet për dhunë në familje. Demokracia.com ka mësuar se i arrestuari është vëllai i prokurores Shemsije Asllani.

Demokracia.com ka siguruar videon nga momenti i arrestimit të dyshuarit, Adnan Murtezi. Ai është arrestuar sot pasi dyshohet se ka kërcënuar vajzën e tij.

Po ashtu Murtezi dyshohet se kishte rrahur edhe bashkëshorten e tij, e cila tashmë është ndarë nga ai për shkak të dhunës në familje.

Demokracia.com ka siguruar edhe deklaratën e vajzës së tij në polici si dhe konstatimin e mjekut.

12-vjeçarja në deklaratën e saj ka treguar se është kërcënuar gjatë takimit që kishte me babanë e saj.

Siç ka deklaruar ajo, i ati i ka folur me fjalë “të ndyta” dhe ka “folur keq për nënën dhe familjen e saj”. Më pas “u mundu ta godasë me këmbë ndër tavolinë”.

Demokracia.com po ashtu ka mësuar se Adnan Murtezi është vëllai i prokurores Shemsije Asllani.

Ai kishte pasur disa raste për kundërvajtje edhe në të kaluarën, por i njëjti ishte liruar. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme