Lajme
VIDEO| Sot e bëri ministër, por Rashiqi e kritikonte qasjen e Kurtit ndaj pakicës serbe
Demokracia
11:35 | 01 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar sot, Nenad Rashiqin, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Kurti e uroi Rashiqin për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ky vendim i Albin Kurtit vjen pasi Goran Rakiq i cili e mbante këtë post tha dorëheqje si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për shqiptimin e gjobave ndaj shoferëve me targa të lëshuara nga institucionet e Serbisë.

Por para tre muajsh Nenad Rashiq – tashmë ministër për Komunitete dhe Kthim e kritikonte qasjen e Kurtit ndaj pakicës serbe.

“Për shumicën e serbëve është fyese kur kryeministri Kurti po e potencon gjithnjë se atij po i shkruajnë serbët e po i thonë se nuk iu duhet Asociacioni dhe se serbët po i thonë atij se nuk iu duhen targat KM e GL”.

“Kjo me të vërtetë është e panevojshme sepse askush s’ka të drejtë të flasë në emër të të tjerëve, aq më pak në emër të një populli që jeton në Kosovë”, thoshte Rakiq para se ta bënte Kurti ministër.

Të ngjashme