Lajme
VIDEO| Skandaloze, pushuesve kosovarë u lëshohen këngë serbe në Shëngjin
Demokracia
23:51 | 15 Korrik 2022

Share:

Kosovarët përpos që po përjetojnë çmimet e larta në bregdetin e Shqipërisë, kanë përjetuar edhe një natë ndryshe atje.

Një pushuese nga Kosova, ka njoftuar se në resortin ku ajo po qëndron, janë lëshuar këngë serbe.

Sipas videos që ka ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, video është realizuar në Hotel Frojd, në Shëngjin.

Kjo nuk është hera e parë pushuesit kosovarë hasin në këto këngë. Situata të ngjashme në vende të ndryshme të Shqipërisë, ishin raportuar edhe vitin e kaluar.

 

Të ngjashme