Tre persona, përfshirë një grua, kanë marrë lëndime, pas një konfrontimi që kishin pasur me dhjetë pjesëtarë të sigurimit në Ortakoy në qarkun Beshiktash në Stamboll, raportojnë mediumet turke.
Pamjet nga kamerat e sigurisë të atij momenti kanë bërë bujë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e hershme të 8 shtatorit, por videoja e ngjarjes është bërë publike vetëm të dielën.
Tre persona, kishin ardhur në Ortakoy, por nuk u lanë të hynin brenda nga sigurimi. Pas një diskutimi, njëri nga ta goditi me kokë njërin pjesëtar të sigurimit.
Sigurimi u kundërpërgjigj më pas duke rrahur të tre, përfshirë edhe gruan. Përdorën edhe shkopinj.
Raportohet se është qëlluar me armë edhe një pjesëtar i sigurimit dhe u dërgua në spital.
Policia ka njoftuar se është nisur hetimi pas pamjeve.
Kryetari i qarkut të Beshiktashit, Onder Bakan, ka dalë me komunikatë pas publikimit të pamjeve.
Sipas tij 4 persona janë lënduar.
“Sa i përket incidentit që ka ndodhur në qarkun tonë dhe që u shpërnda në rrjete sociale, incidenti ka ndodhur më 8 shtator 2022, 4 persona janë lënduar në përplasje mes klientëve që tentuan të hynin në atë zonë dhe nuk u lejuan nga forcat e sigurimit dhe po ashtu në sulmin e armatosur që pasoi. Si rezultat janë bërë hetime, 5 persona të përfshirë në incident janë arrestuar nga policia”, tha Bakan.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=wfPquruydXE&feature=emb_title