Lajme
VIDEO| Si e përshkroi në fjalën e lamtumirës Giorgia Meloni, Silvio Berlusconin
Demokracia
20:32 | 12 Qershor 2023

Share:

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ia ka dhënë lamtumirën Silvio Berlusconit përmes një video mesazhi.

“Silvio Berlusconi ishte mbi të gjitha një luftëtar. Ai ishte një njeri që nuk kishte frikë të mbronte bindjet e tij dhe ishte pikërisht ai guxim dhe vendosmëri që e bëri atë një nga njerëzit më me ndikim në historinë e Italisë, që e lejoi të binte në sy, të bënte përparime reale dhe vetjake në botën e politikës, komunikimit dhe në botën e biznesit. Me të, Italia mësoi se nuk duhet të vendosen kurrë kufizime. Ai e mësoi vendin se nuk duhet të dorëzohej kurrë. Me të kemi luftuar, kemi fituar, kemi humbur shumë beteja. Dhe për të do të arrijmë synimet që i kemi vënë vetes së bashku”, tha Meloni.

Berlusconi u nda nga jeta sot në një spital në Milano për problemeve me mushkëritë dhe luftës me leuçeminë.

Të ngjashme