Lajme
VIDEO| Shtohen tensionet, Njësia Speciale niset drejt veriut
Demokracia
20:29 | 31 Korrik 2022

Share:

Njësia Speciale e Kosovës tashmë është nisur drejt veriut pas tensioneve të shkaktuara nga serbet atje.

Demokracia.com mëson se Njësia e Reagimit të Shpejt tashmë janë nisur drejt veriut të Kosovës, derisa u është bërë thirrje të gjitha njësive nëpër komuna që të mobilizohen në veri.

Po ashtu Demokracia.com ka siguruar edhe pamje të Njësisë Speciale duke shkuar drejt veriut.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë mbyllur për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Sipas Policisë së Kosovës deri tek vendimi për mbylljen e qarkullimit në këto pika kufitare është bërë pasi serbët kanë bllokuar rrugët në drejtim të këtyre pikave të kalimit kufitar në Jarinje dhe Bërnjak.

Ndryshe në veri të vendit vazhdimisht ka zhvillime të reja, teksa serbët kanë vendosur kamionë në mënyrë që të bllokojnë qarkullimin në këtë anë.

Të gjitha këto veprime vinë pak orë para vendosjes zyrtare të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, në lidhje me dokumentet dhe targat serbe. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme