Bujqit e fshatit Krushë e Madhe kanë vendosur që këtë vit mos t’i vjelin dredhëzat.
Arsyeja për këtë vendim është e dhimbshme në aspektin bujqësor dhe financiar.
Përmes një video në rrjetin social Facebook, një bujk ka treguar edhe arsyet që nuk janë duke e bërë vjeljen e dredhëzave, shkruan Demokracia.com.
Sipas videos thuhet se ata bujqit kanë fituar 2 mijë euro, kurse Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), i ka gjobitur me një shumë të madhe.
“Mund dhe shpenzime në fund 2 mijë euro fitim, ndërsa 15 mijë euro dënim nga ATK – shteti. Sivjet kanë vendosur t’i lënë ashtu pa vjelur”, thuhet në postimin e faqes në facebook me emrin “Krushë e Madhe”.