Lajme
VIDEO| Shqiptari përfundon në burg, gjesti i shëmtuar në Greqi bëhet viral
Demokracia
20:36 | 02 Maj 2022

Share:

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë greke pas një gjesti të shëmtuar.

Një i ri shqiptar i ulur në një tavernë greke buzë detit, ka gënjyer një mace duke bërë sikur do ta ushqente me peshk dhe sapo ajo është afruar ai i ka vënë shkelmin dhe e ka hdhur në det.

Momenti u filmua nga klientët e tjerë dhe video u bë virale.

Është i kuptueshëm ndërkaq indinjimi i madh i publikut grek i cili e dënoi ashpër veprimin. Ndërkaq “trimi” shqiptar që u tall me macen, përfundoi pas hekurave. Sipas ligjeve të shtetit fqinj, dhuna ndaj kafshëve dënohet me gjobë deri në 50,000 euro dhe dënim me burg deri në 10 vjet.

Të ngjashme