Lajme
VIDEO| Shpërthimi tragjik në Stamboll kapet nga kamerat, dyshohet se bombën e la një grua
Demokracia
17:05 | 13 Nëntor 2022

Share:

Një xhirim i ri është shpërndarë nga mediat turke e ku shihet se një çantë është lënë në një ulëse dhe që mandej ka shpërthyer.

Kamerat e CCTV kanë treguar momentin e shpërthimit të bombës në sheshin Taksim në Stamboll të Turqisë.

Sipas asaj që tregojnë këto kamera, shpërthimi ka ardhur si pasojë e një çante që është lënë në një ulëse.

Shpërthimi ka ndodhur në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës dhe sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, pesë prokurorë janë caktuar që ta hetojnë këtë ngjarje.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka njoftuar se 6 persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në Taksim të Stambollit.

Shikone videon se si një grua ka lënë një çantë dhe më pas ka ndodhur shpërthimi.

Të ngjashme