Lajme
VIDEO| Serbi grushton dhe shkelmon një grua midis rrugës në Zemun
Demokracia
21:27 | 16 Prill 2022

Share:

Një video shqetësuese është shfaqur në rrjetet sociale, ku një burrë i panjohur serb shihet duke goditur një grua dhe duke qëlluar qenin e saj në mes të një rruge në Zemun të Serbisë.

Videoja tregon një grua të ulur në dysheme ndërsa dy qen e kanë rrethuar, njëri, me sa duket i saji, i cili është pa zinxhir dhe tjetri në pronësi të një burri që qëndron rreth asaj.

Ai fillimisht e qëllon njërin prej qenve për t’iu kthyer gruas duke e grushtuar dhe shkelmuar disa herë, raportojnë mediat serbe.

“Mos e tërhiq zvarrë qenin tim, mos e tërhiq zvarrë qenin tim, ku e ke zinxhirin”, bërtiti burri me inat.

Ndonëse kafshët u ndanë shpejt, burri në video nuk ndaloi së sulmuari verbalisht dhe fizikisht gruan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOJ BEOGRAD (@moj_beo_grad_)

Të ngjashme