Lajme
VIDEO| Sëmundja e djalit e detyron babanë të dalë në rrugë për të kërkuar para
Demokracia
21:25 | 23 Prill 2022

Share:

Avni Jashari, u detyrua që të dali vet e të kërkojë para për shërimin e djalit të tij dyvjeçar Orionit, i cili vuan nga një sërë sëmundjesh.

“Ka problem me veshkë,  mëlçi, edhe me mushkëri, arsyeja pse Orioni është në këtë gjendje është se veshkët nuk janë duke i funksionuar”, ka thënë Avni Jashari.

Ky thotë se trajtimin në spitalet e Kosovës e kishte të pamundur, pasi nuk ofrohet,  andaj ky u detyrua ta dërgojë djalin në Zagreb, ku për trajtimin e tij po i duhen 160 mijë euro.

“Është e vështirë për neve, se qëndrimi ditor atje është rreth 7,000 euro”, shtoi Jashari.

Për t’ia dalë me shumë në Lipjan është organizuar edhe një aksion humanitar, në sheshin e qytetit.

Derisa aksione të tilla për Orionin, po organizohen edhe në lokalitetet të ndryshme të Lipjanit.

Të ngjashme