Lajme
VIDEO| Rusët i falënderojnë serbët për mbështetjen e agresionit ushtarak në Ukrainë
Demokracia
18:50 | 14 Maj 2022

Share:

“Faleminderit”, “Ne dëshirojmë që t’iu falënderojmë”, dhe “Jemi krenar që vëllazëria me serbët është e fortë” – janë disa nga mesazhet që rusët ua dërgojnë serbëve me anë të një videoje për këta të fundit, si përkrahje ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë.

Videoja e publikuar në Twitter thekson se mesazhi është dërguar nga e gjithë Rusia për ta falënderuar popullin serb.

Serbia është i vetmi shtet në rajon, që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pasi kjo kishte nisur aksionin ushtarak për ta pushtuar Ukrainën.

Ditë më parë, nën organizmin e ambasadës ruse në Serbi, qytetarët në Beograd marshuan për ta përkujtuar Ditën e Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore, përcjell Telegrafi.

Në krye të marshimit ishte e vendosur pankarta me mbishkrimin “Regjimenti i pavdekshëm – Beograd”, ku pjesëmarrësit mbanin flamujt e Serbisë dhe Rusisë, foto të presidentit rus Vladimir Putin dhe simbolin famëkeq “Z” të agresionit ushtarak në Ukrainë.

Të ngjashme