Lajme
VIDEO| Rrugët në veri vazhdojnë të jenë të bllokuara
Demokracia
12:14 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Në disa lokacione në veri janë vendosur barrikada nga serbët lokalë.

REL raporton se rrugët atje janë ende të barrikaduara me automjete të rënda.

Pas tensioneve në veri të vendit sot është mbledhur Këshilli i Sigurisë.

Serbët lokalë kanë vendosur barrikada, në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb.

Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, duke e konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë.

Po ashtu edhe EULEX ka njoftuar se ndaj një patrulle vëzhguese të tyre në Rudarë është hedhur një bombë çorientuese (shok-bombë), nga e cila nuk ka lëndime në njerëz e as dëme materiale.

EULEX nëpërmjet një njoftimi për media ka theksuar se ky sulm dhe sulmet e tjera ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme.

Lidhur me sulmet në veri kanë reaguar edhe ambasadorët e Italisë, Gjermanisë, Sllovenisë dhe SHBA-së në Kosovë.

Të ngjashme