Lajme
VIDEO | Rruga e “Çlirimtarit” të Shtimes si “petë ballkave”, bëhet menjëherë me gropa
Demokracia
11:04 | 06 Maj 2023

Share:

Një rrugë që lidh fshatrat Zborc e Pjetërshticë, e cila është shtruar në muajin dhjetor të vitit 2022, para vetëm gjashtë muajsh, tashmë është në gjendje të tmerrshme.

Kjo rrugë ndonëse ka vetëm gjashtë muaj që është ndërtuar, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve është e mbushur e tëra gropa-gropa.

Banorë të kësaj ane kanë dërguar në Demokracia.com edhe një video, ku duket rruga e re me gropa.

Kryetari i kësaj komune, i vetëquajturi “Çlirimtar” i Shtimes, Qemajl Aliu, dikur krenohej me këtë rrugë, shkruan Demokracia.com.

Edhe Drejtori i Planifikimit Urban, Grejtalb Emini, lavdërohej për këtë rrugë.

“Kjo rrugë me gjatësi mbi 1.5 km dhe gjerësi 4m, që ndërlidhë dy fshatra, do kontribuoj dukshëm në lehtësimin e qarkullimit banorëve të këtyre fshatrave, kërkesa e të cilëve ka qenë rregullimi i kësaj rruge”, thoshte ai, mirëpo siç duket, cilësia e kësaj rruge në vlerë prej 59,981.85€, sipas banorit që dëgjohet në video është shtruar si “petë bakllave” e hollë. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme