Lajme
VIDEO| Rrëzohet në sallën e Kuvendit të PD-së edhe gruaja e Sali Berishës
Demokracia
14:51 | 30 Prill 2022

Share:

Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha është rrëzuar në sallën e Pallatit të Kongreseve. Ajo është shfaqur sot në krah të bashkëshortit të saj, për punimet e Kuvendit të PD.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, Liri Berisha është rrëzuar në momentin kur është futur në sallën e punimeve të Kuvendit, rreth orës 11.00 të paradites.

Berisha dhe personat që i qëndrojnë në krah nxitojnë menjëherë ta ngrenë.

Ndërkohë, pak minuta më parë është rrëzuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit i entuziazmuar po përshëndeste me dy gishtat delegatët, por nuk pa shkallët që të çonin në podium dhe u rrëzua.

Truproja vrapoi ta ndihmonte të ngrihej, ndërkohë që kamerat e larguan fokusin nga Berisha. Salla që e pa, nisi të brohoriste “Shqipëria ty të do”.

Të ngjashme
Lajme • 17 Maj 2024