Lajme
VIDEO| Rrëzohet avioni në një zonë banimi në Turqi, raportohet për dy viktima
Demokracia
16:40 | 25 Prill 2022

Share:

Një avion u rrëzua të hënën në një zonë banimi në Bursa, një provincë veriperëndimore turke. Avioni po fluturonte pranë aeroportit Yunuseli, qendër për fluturimet stërvitore kur u rrëzua. Nuk dihen ende shkaqet e rrëzimit, ndërsa pas rrëzimit avioni është përfshirë tërësisht nga flakët raportojnë mediat vendase.

Guvernatori i Bursës, Yakup Canbolat tha se një instruktor fluturimi dhe një pilot praktikant u vranë në aksident.

Ai shtoi se avioni civil ka të ngjarë të jetë rrëzuar për “një arsye teknike” pasi kushtet e motit ishin të përshtatshme për fluturimin. Guvernatori u tha gazetarëve se përplasja dëmtoi gjithashtu dy shtëpi dhe dy automjete.

Të ngjashme