Lajme
VIDEO| Retkoceri i PDK-së, optimist se Prishtina do të bëhet me shtatore të Adem Jasharit
Demokracia
19:27 | 12 Mars 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Leotrim Retkoceri, është i bindur se propozimi për shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari, do të gjejë zbatim nga qeveria aktuale e kryeqytetit.

Kjo për faktin se ka marrë mbështetje edhe nga partneri i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Tash kanë mbetur vetëm procedurat që duhet me u ndjek me u formu një komision prej arkitektëve për t’u bërë më e mira e mundshme, ashtu siç e meriton komandanti legjendar”, tha ai për emisionin “Ju flet Prishtina”.

Edhe nga pushteti i kaluar, qysh në vitin 2019, ishte paraparë të niste ngritja e shtatores, por nuk u bë gjë.

E lokacionin që gjendet midis Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës, e kishte zgjedhur vetë familja Jashari, dhe atë me kërkesë zyrtare të dorëzuar te ish-kryetari, Shpend Ahmeti.

Të ngjashme