Lajme
VIDEO| Rama: MAPL na mbështet në ndryshimin e ligjit për policinë për kryeqytetin
Demokracia
20:23 | 12 Mars 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po kërkon që policia e kryeqytetit të krijohet sa më shpejt.

Kjo duke ndryshuar dy nenet e kontestuara të ligjit për kryeqytetin, që ishte miratuar më 2018, e që nuk ishte zbatuar asnjëherë.

Njëri nen ka të bëjë me zgjedhjen e drejtorit, e tjetri për kompetencat e policëve.

Rama po kërkon që drejtori të zgjidhet nga komuna e t’i japë përgjegjësi kryetarit dhe që kompetenca të kenë më shumë se aktualisht me nenin  ekzistues.

Në emisionin “Ju flet Prishtina”, Rama ai tha këtë është duke e diskutuar intensivisht me kreun e ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili sipas tij, po e mbështet në përshtatjen e ligjeve.

Një drejtori të veçantë të policisë për kryeqytetin e ka edhe Shqipëria, ku për të punojnë mbi 300 efektivë.

Të ngjashme