Lajme
VIDEO| Raketa ruse vret 4-vjeçaren që po shëtiste në Ukrainë, nëna filmoi çastet e fundit
Demokracia
19:18 | 15 Korrik 2022

Share:

Një vajzë katërvjeçare është vrarë dhe nëna e saj është plagosur rëndë kur raketat ruse goditën të enjten një qytet në Ukrainën qendrore.

22 persona të tjerë vdiqën, duke përfshirë dy fëmijë të tjerë, dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në sulmin që ndodhi në Vinnytsia, që është 268 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Kiev.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar në Twitter një video që tregon “minutat e fundit” të jetës së katërvjeçares, me emrin Lisa Dmitrieva, e cila ishte me sindromën Down.

“Gjatë sulmit terrorist rus në Vinnytsia më 14 korrik, një vajzë e vogël e quajtur Lisa vdiq nga shpërthimi”, thuhej në postimin e ministrisë në Twitter.

“Nëna e saj Iryna u dërgua në spital me këmbën e këputur. Faqja e Iryna-s në rrjetet sociale kap minutat e fundit të jetës së vajzës së saj”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, në Facebook, një grua që pretendonte se punonte me nënën e plagosur tha se Iryna dhe vajza e saj ishin në epiqendrën e granatimeve.

“Vajza vdiq në vend. Ira është në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv”.

“Kaq shumë pikëllim, aq shumë lot… Nuk ka më forcë…”, shkroi ajo.

Të ngjashme