Një nga videot më të mira për këtë vit padyshim që mund të themi se është ajo e një përdoruese të TikTok me emrin Nashorese18 e cila ndau videon e saj të preferuar.
Ajo ka filmuar qenin e saj i cili u gjend në një situatë gazmore.
Pasi ai pa një kalë dhe gomar në fermën pas telit, ai donte t’i takonte dhe iu afrua atyre.
Kur nuhati kalin e vogël, ai preku aksidentalisht telin e ngarkuar dhe u trondit nga rryma, gjë që e bëri të vraponte në panik.
Ajo skenë ishte gazmore për gomarin, i cili dukej sikur kishte filluar të qeshte me të madhe.
E qeshura nuk mund të përmbahej nga pronari i qenit apo mijëra njerëz në komente.