Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para pak çastesh ministrin rus të Mbrojtjes, që të sigurojë paqe në Donetsk dhe Luhansk (rajoni Donbass, Ukraina Lindore).
Madje raportohet se ka filluar futja e trupave ruse në dy rajonet, që disa orë më parë edhe zyrtarisht Kremlini i njohu si shtete të pavarura.
Në momentet që Putin po shpjegonte arsyet se pse ka vendosur të nënshkruaj dekretin për njohjen e këtyre dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, një konvoj ushtarak – autobusë dhe tanke janë shfaqur.
Ky është edhe zyrtarisht fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
During Putin’s speech in Donetsk , tanks and buses with military entered. pic.twitter.com/yGQG1Qt5ug
— ZOKA (@200_zoka) February 21, 2022
Demokracia.com raportoi pak më parë për vendimin e Putinit që ta dërgoi ushtrinë në lindje të Ukrainës:
LAJMI I FUNDIT | Putin shkon edhe një hap tutje, dërgon ushtrinë në lindje të Ukrainës