Lajme
VIDEO| Prizrenasin që e mbyti rrufeja, flet fqinji që e pa tragjedinë
Demokracia
08:04 | 04 Qershor 2022

Share:

Një 55 vjeçar nga fshati Petrovë e Prizrenit ka gjetur vdekjen, derisa është goditur nga rrufeja teksa po punonte në arën e tij.

Lidhur me këtë rast, ka folur fqinji i tij që i ka dhënë ndihmën e parë.

“Frymë i kam dhënë, i kam qitë ujë. Ka qenë i lënduar në gishtat e këmbëve edhe në organet tjera. Ma shkurt, sa kam mujt ndihmë i këna dhanë”, ka thënë fqinji Basri Memaj.

Lidhur me rastin kanë folur edhe nga Emergjenca e Prizrenit.

“Në orën 16 e 50 është sjellur në qendrën emergjente, personi 55 vjeçar i gjinisë mashkullorë pa shenja jete, dhe atë në vlerësimin e ekipit mjekësor që ka qenë dmth në një gjendje të ndryshuar të pamjes së njeriut”, kanë thënë nga emergjenca në Prizren.

Të ngjashme