Lajme
VIDEO| Presidenti i Kilit qëllohet me gurë nga qytetarët
Demokracia
18:00 | 24 Prill 2022

Share:

Presidenti kilian me origjinë kroate Gabriel Boriç, 36 vjeç, u sulmua me gurë gjatë vizitës së tij të parë zyrtare jashtë kryeqytetit.

Boriç, i cili mori detyrën në mars, ishte në qytetin La Serena, 400 kilometra në veri të Santiagos. Para se të hynte në godinën e qarkut, ai iu afrua gardhit të hekurt ku përshëndeti të mbledhurit.

Nga turma u hodh një gur, i cili goditi në gjoks shefin e kabinetit të Boriçit, tregon video.

Ai nuk u lëndua, ka thënë policia kiliane.

“Nëse dikush mendon se mund të trembë ose të ndryshojë mënyrën se si ne duam ta drejtojmë vendin, e ka gabim”, tha Boriç në një konferencë shtypi pas incidentit.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024