Lajme
VIDEO| Presidenca e turpëron të moshuarin nga Gjilani, derisa tenton t’i demantojë mediat
Demokracia
16:42 | 07 Prill 2022

Share:

Zyra e Presidentes së Kosovës, ka reaguar ndaj kronikave televizive të transmetuara në Klan dhe T7, lidhur me atë se Presidentja Osmani nuk ia dha mundësinë t’i fliste një plaku që po e priste Presidenten.

Por, në demantin e Presidencës, ka një paragraf tepër problematik e madje edhe skandaloz.

Aty, Presidenca shpërfaqë plakun ‘naiv’ duke treguar se si ky i moshuar ‘ka pretenduar se ka sekrete shtetërore për luftës mes Ukrainës dhe Rusisë’.

“Për më tepër, ekipi i Presidentes e ka takuar veçmas të moshuarin, i cili ka pretenduar t’i ketë disa “sekrete shtetërore për luftën ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë”, të cilat dëshironte t’ia prezantonte Presidentes”, thotë Presidenca në demant.

Ose, nëse ky nuk ka qenë qëllimi, atëherë pse është e rëndësishme ta dijë opinioni publik se çka do të fliste ky i moshuar me Presidenten, shkruan periskopi.

Tendenca për ta pasqyruar të moshuarin ‘naiv’ nga ekipi i Presidentes, është tejet skandaloz.

Ndërkohë, raportimin e mediave, Presidenca e shesh si tendencioz dhe me qëllim – siç thonë – dëmtimin e imazhit të Presidentes.

Për ta dëshmuar versionin e vet, Presidenca ka dërguar edhe një video-incizim.

Të ngjashme