Lajme
VIDEO| Policia përveç Njësisë Speciale, vëzhgon edhe me dronë protestën e veteranëve të UÇK-së
Demokracia
10:51 | 16 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës po e vëzhgon me dron nga lartë situatën e krijuar në protestën ku kanë dalë mijëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Demokracia.com ka siguruar pamje të dronit të Policisë së Kosovës, i cili është parë mbi objektin e Kuvendit të Kosovës.

Kështu, policia siç duket po e vëzhgon situatën edhe nga lartë, përveç policëve të Njësisë Speciale të cilët kanë bllokuar hyrjen e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, protestuesit në anën tjetër kanë krijuar një kordon para Njësisë Speciale, derisa më herët ia dolën që të depërtojnë në objektin e Kuvendit të Kosovës, raporton Demokracia.com.

Deri më tani, nuk dihet numri i saktë i protestuesve, por shihet se mijëra persona kanë dalë që të marrin pjesë në këtë protestë.

Veteranët kanë dalë në protestë kundër Qeverisë Kurti, e cila nuk i përfshiu në ligjin për rritjen e pagës minimale./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme