Lajme
VIDEO| Policia jep detaje për aksidentin e rëndë ku vdiqën dy persona
Demokracia
08:48 | 29 Korrik 2022

Share:

Policia e Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Demokracia.com se dy persona kanë vdekur në një aksident fatal në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture me targa të huaja dhe një autobusi që ka ndodhur sot rreth orës 04:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se viktimat janë një 35-vjeçare me inicialet M.S dhe një 36-vjeçar me inicialet Sh.S, derisa të lënduar kanë mbetur dy fëmijë.

“Rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë .

Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupat e viktimave Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Demokracia.com ka publikuar video nga vendi i aksidentit.

 

 

VIDEO| Aksident tragjik në rrugën Podujevë-Prishtinë, dyshohet për dy të vdekur dhe një të lënduar rëndë

Të ngjashme