Pas marrjes nën kontroll të objekteve komunale në Zveçan dhe Zubin Potok, pjesëtarët e Policisë së Kosovës me gaz lotsjellës dhe shok bomba kanë hyrë edhe në objektin komunal në Leposaviq.
Siç raportohet, përballë komunës ishin disa qindra serbë të cilët u mblodhën për të parandaluar hyrjen legjitime në komunë, transmeton Demokracia.com.
E gjithë qendra e qytetit është në tym nga sasia e gazit lotsjellës dhe bombave shokuese.