Lajme
VIDEO| Po digjet Instituti Ushtarak rus, ka të vdekur
Demokracia
14:28 | 21 Prill 2022

Share:

Një zjarr i madh shpërtheu sot në ndërtesën e Institutit Ushtarak Rus në qytetin Tver.

Sipas agjencisë ruse pro-regjimit TASS, një person ka humbur jetën dhe 20 janë plagosur nga zjarri.

TASS shkruan se zjarri ka rënë për shkak të një mosfunksionimi në instalimet elektrike. Është një institut rus për zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore, transmeton Demokracia.com.

Zjarrfikësit kanë marrë njoftimin për zjarrin rreth orës 11 me orën lokale. TASS thotë se 30 persona kërkuan ndihmë mjekësore – disa për shkak të thithjes së tymit, të tjerë për shkak të lëndimeve të lehta.

Një burim nga terreni tha për TASS se disa njerëz u plagosën duke u hedhur nga dritaret duke ikur nga zjarri.

“Sipërfaqja e përgjithshme e prekur nga zjarri është rreth 1000 metra katrorë”, tha shërbimi rus i emergjencës.

Zjarri u përhap me shpejtësi në ndërtesë dhe zjarri përfshiu disa kate. Tymi i trashë përhapet në qendër të Tverit. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme