ShowBiz
VIDEO| Plagoset moderatorja e njohur dhe këngëtarja Elena Paparizou, plas sherri në eventin e madh muzikor në Athinë
Demokracia
09:43 | 23 Qershor 2022

Share:

Një skenë dhune për pak sa nuk ka tronditur ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve “Mad Video Music Awards 22” në Athinë.

Protagonistët e episodit të rëndë, videot e të cilit po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale ishin dy persona që u përleshën me rojet e sigurisë duke shkaktuar kaos absolut në arenë.

Intensiteti ka qenë aq i madh sa që eventi është ndërprerë për rreth 15 minuta derisa janë qetësuar gjakrat. Ndërkohë, e plagosur ka mbetur moderatorja e njohur greke Roula Koromila dhe është lënduar lehtë këngëtarja e mirënjohur Elena Paparizo.

Një foto e publikuar e tregon moderatoren Koromila në shkallë duke marrë ndihmën e parë.

Sa i përket Elena Paparizou, ajo ndodhej shumë pranë vendit ku ka ndodhur përleshja dhe është shtyrë furishëm duke vrapuar për t’u larguar nga vendi. /GSH

Të ngjashme