Auto&Tech
VIDEO| Përplasja e tmerrshme e Mercury Comet me 1,300 kuaj /fuqi
Demokracia
15:59 | 16 Korrik 2022

Share:

Shawn Davis njihet për prezantimin e disa prej veturave më ikonike dhe mirë të modifikuara në kanalin e tij në YouTube me emrin AutotopiaLA.

Kjo listë përfshinë shumë vetura, duke filluar nga klasiket amerikane e deri tek veturat e importuara.

Gjithsesi, videoja e fundit e shpërndarë nga AutotopiaLA është paksa më e ndryshme se videot e tjera. Videoja në fjalë e shfaq përplasjen e tmerrshme të Mercury Comet e vitit 1964 me 1,300 kuaj fuqi, përcjell Telegrafi.

Në dhjetor të vitit 2021, Shawn Davis ishte i përfshirë në një aksident të tmerrshëm teksa ai ndodhej në ulësen e pasagjerit në veturën e modifikuar Mercury Comet 1964.

Në këtë video siç shpjegon Davis, është mënyra e tij për të iu drejtuar audiencës së tij me një shpjegim mbi detajet e këtij aksidenti, pse ndodhi, dhe cilat janë gjërat që ai i mësoi nga ngjarja.

Videoja fillon me shpjegimin se pamjet nga aksidenti dhe pasojat aksidentit mund të jenë të ndjeshme për disa. Megjithatë ai tutje qartëson se këtë video po e bën jo për sensibilizim po për edukimin e të tjerëve.

Të ngjashme