Lajme
VIDEO| Përmbytje të rralla në Arabinë Saidite, uji transporton veturat në Mekë
Demokracia
17:52 | 23 Dhjetor 2022

Share:

Një stuhi e madhe e shoqëruar me rrebeshe të dendura të shiut ka goditur këtë të premte Mekën në Arabinë Saudite dhe ka shkaktuar probleme të mëdha për popullsinë vendase.

Videot që janë shfaqur në rrjetet sociale tregojnë rrugë të përmbytura, ku veturat po i dëmtonte uji i rrëmbyeshëm.

Situata më kritike është në qytetin e Mekës, ndërsa probleme ka edhe në qytete të tjera si Jeddah, Medina dhe Tabuk.

Qendra Kombëtare e Menaxhimit të Krizave dhe Fatkeqësive në Mekë paralajmëroi banorët që të mos largohen nga shtëpitë e tyre nëse nuk është e nevojshme.

Paralajmërimi do të jetë në fuqi deri në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme. Reshje të dendura priten edhe në Jeddah, në perëndim të Mekës.

Autoritetet në Jeddah deklaruan se 3,822 personel dhe 1,490 pajisje janë aktivizuar për t’u marrë me problemet e shkaktuara nga shiu.

Ekipet e punës janë të dislokuara në 16 nënbashki dhe 13 qendra mbështetëse në të gjithë qytetin.

https://twitter.com/gchahal/status/1606263984956395520

Të ngjashme