Lajme
VIDEO| Pejë: Policia publikon pamjet e një personi, dyshohet se fshehu drogë në një kamion
Demokracia
15:39 | 30 Nëntor 2022

Share:

Policia i ka publikuar pamjet teksa shihet një person i cili dyshohet se ka fshehur drogë në një kamion i cili ka qenë i parkuar.

Rasti ka ndodhur në Pejë.

Lidhur me rastin organet e rendit kërkojnë më shumë informacion për ta kapuar të dyshuarin.

“Personi i kërkuar është mashkull, i gjatë rreth 165 cm, i ndërtimit trupor i dobët, i njëjti kërkohet mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale ,”Blerja, posedimi shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme