Lajme
VIDEO| “Vjosa kishte vjellur në veturë pas fjalëve të Isës”, Peci godet ulët njeriun qe deshi ta bëjë kryeministre Osmanin
Demokracia
11:57 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Ministri i Bujqësisë dhe bashkëpunëtori i presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, ka treguar një episod të ‘sikletshëm’ të kësaj të fundit, ku përfshihet edhe ish kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Duke goditur ish kryetarin Isa Mustafa për prishjen e koalicionit qeveritar, si duket në vitin 2020, Peci ka lënë të nënkuptohej se Vjosa Osmani kishte ‘vjellur’ në veturë pas fjalëve të këtij të fundit.

“Një ditë ajo kishte vendosur të shkonte në Podujevë për një aktivitet. Dhe në veturë ka qenë me Isa Mustafën. Edhe vozitja nuk kishte qenë e mirë. Herë me ritëm të përshpejtuar e herë…” – kishte nisur rrëfimin e tij.

“Edhe, në një komunikim diçka me dikë ndërkombëtar… me shkrim… Vjosa e pyet Isën a e ka këtë qëndrim partia për këtë problem të tillë? Edhe ia kthen atij, “it’s not true!” (nuk është e vërtetë). Edhe, ai zotnia ia dërgon letrën e kryetarit të partisë për me rrëzu qeverinë e qashtu diçka.” – vazhdon rrëfimi i z. Peci.

Sipas tij, kjo kishte qenë arsyeja pse kishte vjellur presidentja e vendit.

“Qët informacion e ki goxha të thellë,” – u shpreh më tej ai, pasi bëri një prej sulmeve më të ulëta në historinë politike të Kosovës së pas-pavarësisë.

Pra, me fjalë tjera, z. Peci provoi të jepte qëndrimin se Vjosa Osmani kishte pasur padurim aq të madh ndaj z. Isa Mustafa sa kishte eskaluar edhe në ‘vjellje’.

Në fakt, Isa Mustafa dhe një pjesë e LDK-së kishin qenë haptas të rreshtuar kah administrata amerikane e asaj kohe që kërkonte heqjen e taksës 100% dhe mos-vendosjen e Reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë. Të dyja këto kishin ndodhur më pas. Taksa ishte hequr nga Kurti, ndërsa Reciprociteti i plotë akoma nuk është vendosur nga kryeministri përkundër që ishte premtuar “për çështje ditësh e javësh”, përcjell Nacionale.

Qeveria Kurti I ishte rrëzuar më 25 mars të vitit 2020. Ndërkohë, ish kryeministri Isa Mustafa nuk është aktiv në politikë prej fillimit të vitit 2021 kur i dorëzoi detyrën e kryetarit të partisë Lumir Abdixhikut.

Atë mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme prej minutës 1:17:30.

Të ngjashme