Lajme
VIDEO| Paterica e Putinit, diktatori çeçen kërcënon Ukrainën derisa flet para mijëra ushtarëve
Demokracia
14:36 | 25 Shkurt 2022

Share:

Ramzan Kadyrov, kreu i Çeçenisë, patericë e Vladimir Putinit, ka “këshilluar” presidentin ukrainas Vladimir Zelensky t’i kërkojë falje diktatorit Putin.

“Duke shfrytëzuar këtë mundësi, dua t’i jap disa këshilla presidentit ende në detyrë të Ukrainës: telefononi komandantin tonë të përgjithshëm, presidentin Vladimir Vladimirovich (Putin), dhe kërkoni falje”, tha ai në një mbledhje të forcave të sigurisë çeçene që po i bënte gati të futen në Ukrainë, transmeton Demokracia.com.

Kadyrov gjithashtu i bëri thirrje ushtrisë ukrainase që të dorëzohet, duke vënë në dukje se çeçenët “nuk kanë dëshirë t’i privojnë familjet ukrainase nga baballarët e tyre”.

“Ne ju kërkojmë t’i dorëzoni armët. Ju keni vetëm dy dalje, dhe e dyta do të jetë shumë më e keqe – ju premtojmë”, ka kërcënuar diktatori çeçen.

Në video që është transmetuar në mediat ruse shihen ushtarë çeçenë të përgatitur për t’u futur në Ukrainë, e që diktatori Kadyrov iu mban fjalim.

https://www.youtube.com/watch?v=2KiS6KtCTmg

Sipas burimeve të inteligjencës së SHBA-ve dhe vendeve Evropiane, Putin është duke shfrytëzuar çeçenët që t’i kryejnë krimet ndaj civilëve në Ukrainë që në fund të mos merr përgjegjësi për krime lufte.

Njëkohësisht Putini ka kërkuar nga trupat çeçene që ta vrasin presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenski dhe zyrtarët e lartë të këtij shteti që po rezistojnë kundër sulmeve ruse.

Rusia ka nisur një shkallë të gjerë të pushtimit të Ukrainës, duke e bombarduar me artileri të rëndë dhe nuk ka kursyer as civilët.

SHBA dhe BE e kanë dënuar ashpër veprimin e Putinit, por që deri më tani nuk ka ndonjë hap konkret për ta ndihmuar ushtarakisht Ukrainën. /Demokracia.com/

Të ngjashme