Lajme
VIDEO| Pasi i gjuajtën me plumba e shok-bomba, serbët tash luajnë me litar me ushtarët e KFOR-it
Demokracia
13:32 | 06 Qershor 2023

Share:

Kur ka kaluar më shumë se një javë nga nisja e protestave në veri, situata të ndryshme janë shkaktuar atje.

Të hënën e kaluar ushtarët e KFOR-it u sulmuan me armë, shok-bomba e mjete të forta nga grupet kriminale.

Megjithatë, situata duket të ketë ndryshuar së fundmi.

Serbët në Leposaviq janë parë duke luajtur me litarë me disa pjesëtarë të KFOR-it, raportojnë mediat serbe.

Sipas videos së publikuar, në këtë garë fituan serbët vendas.

Këto lojëra tradicionalisht luhen në Leposaviq për më shumë se 45 vjet, sipas mediave lokale.

Të ngjashme