Lajme
VIDEO| Pas 20 qëndrimi në SHBA dhe Zvicër, Kurti takon rastësisht vëllanë e tij në shesh
Demokracia
15:54 | 27 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar rastësisht vëllanë e tij, Taulantin, në shesh teksa po shkonte në këmbë në Forumin e Bizneseve të Diasporës, të mbajtur sot në kryeqytet.

Derisa ishte duke nxituar për këtë aktivitet, shefi i qeverisë u pa vetëm duke e përshëndetur me dorë vëllanë që me gruan dhe një fëmijë po kalonte andejpari.

Kjo paraqitje e kryeministrit është e para që nga arritja e tij mbrëmë nga vizita 20 ditëshe në Amerikë e Zvicër, ku zhvilloi takime të shumta.

 

Të ngjashme