Lajme
VIDEO| Parakalimet e gabuara, policia: Pas manovrës kaloni në anën e djathë, ose do gjobiteni
Demokracia
19:51 | 01 Qershor 2022

Share:

Ndër shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, kryesisht janë parakalimet e gabuara.

Policia e Shqipërisë rikujton shoferët që pas manovrës së parakalimit, duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë.

Qëndrimi në anën e majtë në rrugë dënohet me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë të rinj.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vendosur 148 masa administrative, për këtë shkelje.

 

Të ngjashme