Lajme
VIDEO| Pamje nga aksidenti me autoambulancë në Gjakovë, ku ndërroi jetë një person
Demokracia
12:20 | 01 Korrik 2022

Share:

Të enjten në Gjakovë ka ndodhur një aksident me autoambulancë ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Në raportin  e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.

Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.

E për këtë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia  ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet nga TV Syri.

Të ngjashme