Lajme
VIDEO| Pamje kur Tahiri e Zyba kapen për kuti të votimit, gati sa nuk rrihen mes vete
Demokracia
14:14 | 05 Maj 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës PDK), Abelard Tahiri gjatë vazhdimit të seancës së Kuvendit të Kosovës e ka hedhur kutin e votimit që u vendos para foltores së Kuvendi, të cilën deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, u mundua që t’i heq nga duart, Abelard Tahirit.

Zyba ndërhyri e kjo  gjë që solli një përplasje verbale mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së.

Kutia u soll aty si përgatitje për të votuar pë dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetues.

Para pauzës, opozita nisi veprimet në Kuvend për t’ia bërë të vështirë pozitës që ta vazhdojë seancën e sotme, pasi u refuzua që sot të trajtohet çështja e formimit të një komisioni hetimor parlamentar për rrymën.

Ata bënë zhurmë duke goditur me shishe tavolinat e Kuvendit dhe foltoren.

Të ngjashme