Lajme
VIDEO| Osmani harroi t’ia përmend emrin, ky është reagimi i ambasadorit Abbott
Demokracia
20:59 | 15 Janar 2022

Share:

Liderë të institucioneve vendore e ambasadorë të shumtë kanë qenë të pranishëm në Akademinë Përkujtimore për 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalim në këtë organizim, por megjithatë ajo ka harruar ta përshëndes një prej ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, atë të Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

Osmani fjalimin e saj e ka nisur duke e përshëndetur së pari kryeparlamentarin Glauk Konjufca e më pas kryeministrin Albin Kurti.

Ajo në fjalim e ka përmendur edhe ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, si dhe atë të Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, por e ka harruar ambasadorin britanik, Nicholas Abott, shkruan Demokracia.com.

“I nderuar kryetar i Kuvendit, z.Konjufca, i nderuar kryeministër, z. Kurti, të nderuar përfaqësues të Qeverisë të Kosovës, ish-presidentë, i nderuar ambasador Hovenier, ambasador Szunyog, i nderuar kryetar Aliu, të nderuar familjarë të viktimave dhe të nderuar ju të gjithë që jeni të pranishëm”, kështu e ka nisur Osmani fjalimin e saj.

Në kamera është kapur edhe reagimi i ambasadorit Abbott, pasi atë harron të përmend presidentja Osmani.

Nuk dihet sesi i ka ikur kjo pjesë kaq e rëndësishme presidentes së vendit, pasi që shihet se në sallë është i pranishëm një numër jo fort i madh i personave për shkak të pandemisë Covid-19.

Sot në vend është përkujtuar Masakra e Reçakut, ku serbët vranë 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Ende askush nuk është dënuar për këtë masakër mizore, e cila u bë edhe shkas për nisjen e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe./Demokracia.com/

Të ngjashme