Lajme
VIDEO| “O majmun te Ura e Ibrit ju kanë poshtëru. S’tu ka ni zoni”, koha kur Kurti i fyente policët që tash po i viziton
Demokracia
19:53 | 09 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot e ka vizituar policin e Kosovës që është plagosur mbrëmë në veri të Republikës së Kosovës.

Ai është operuar dhe Kurti ka treguar se polici Ekrem Neziri e ka kaluar operimin me sukses.

“Ekrem Neziri, polici që u plagos mbrëmë në veri të Kosovës, është operuar me sukses të plotë sot në QKUK. Vullnetin e kishte të fortë, kurse shëndetin e mirë. Me të këtillë zyrtarë mbahet shteti. Kriminelët do të ndiqen e dënohen”, ka shkruar Kurti.

Por, vetëm disa vite më pas, ishte Kurti që pas përplasjes me policët e Kosovës u bërtiste atyre “o majmun, te Ura e Ibrit ju kanë poshtëru. S’tu ka ni zoni”.

Po të njëjtit policë, që edhe asokohe ishin gjithandej Kosovës, përfshirë edhe në veri, Kurti i fyente dhe i trajtonte jashtëzakonisht shumë keq. Ndërkaq, tani ai u shfaq i prekur gjatë vizitës së policit të plagosur dje nga strukturat kriminale. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme