Mëngjesin e kësaj të dielë shpërthime të fuqishme janë raportuar nga forcat ruse në portin jugor të Ukrainës, Odesa.
Mediat e huaja raportojnë se tymi u pa në qytetin strategjik në bregun e Detit të Zi .
Korrespondentja e Washington Post, Isabelle Khurshudyan, e cila ndodhet në Odesa, përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se janë dëgjuar shpërthime të fuqishme.
Black smoke billows into the sky above Odessa, after a series of loud explosions were heard this morning about 0600. pic.twitter.com/mQlebD71m0
— Richard Gaisford (@richardgaisford) April 3, 2022
“Shpërthime të forta në qendër të Odesës tani. Dritaret e dhomës sime të hotelit sapo u drodhën. Nuk dihet se çfarë ishte.”
Ndërkohë, Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, u bëri thirrje banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore./abcnews.al