Lajme
VIDEO| Një viktimë dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë në një lokal në Angli
Demokracia
12:36 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Të shtëna me armë janë raportuar në natën e Krishtlindjeve në një lokal në Wallasey, pranë Liverpool-it. Si pasojë e të shtënave me armë një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë policia është duke hetuar për vrasje, kanë bërë me dije oficerët.

Ende nuk dihet identiteti i autorit që ka hapur zjarr duke lënë pas një viktimë dhe më pas është larguar. Ndërsa theksohet se zona është shumë e frekuentuar nga të rinjtë.

 

Të ngjashme